Ismet Mulaj: Faturat e larta të rrymës po bëhen barrë e rëndë për qytetarët

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj, ka reaguar ndaj pakënaqësive të qytetarëve për faturat e larta të energjisë elektrike, duke thënë se ato janë dukshëm më të shtrenjta krahasuar me vitin e kaluar. “Qytetarët me të drejtë po shprehin pakënaqësi, sepse çmimi i energjisë është bërë i papërballueshëm për shumë familje,” tha Mulaj.  Ai theksoi se një nga arsyet kryesore për këtë situatë është modeli i padrejtë i çmimit të energjisë, ku “KEK-u e prodhon energjinë me kosto të ulët, por e shet lirë te KEDS-i, ndërsa qytetarët e blejnë shumë më shtrenjtë”. Sipas tij, kjo diferencë e pakuptimtë krijon barrë të rëndë për konsumatorët. Mulaj kërkoi ndërhyrje urgjente të institucioneve kompetente për të zbutur situatën dhe për të rishikuar politikat e çmimit të energjisë. “Duhet transparencë nga KEDS dhe ZRrE për mënyrën e llogaritjes së faturave dhe të sigurohet që qytetarët të mos paguajnë më shumë sesa konsumojnë realisht”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …