leoni

Ferizaj angazhohet për integrimin e agjendave globale WPS & YPS në strategjitë lokale të rinisë dhe barazisë gjinore

Në hapësirat e Komunës së Ferizajt u mbajt një takim mes përfaqësuesve të UNDP Kosova, UNFPA, UN Women, Zyrtarëve të Sektorit të Rinisë dhe Këshillit Lokal Rinor. Gjatë takimit u diskutua për riintegrimin dhe rivendosjen e dy agjendave globale të OKB-së – Women, Youth, Peace & Security (WPS & YPS) – në dokumentet strategjike lokale, përfshirë strategjinë e veprimit të rinisë 2024–2029, planin e veprimit të rinisë 2024–2027 dhe planin lokal të veprimit për barazi gjinore.

Zyrtarët e Sektorit të Rinisë shprehën përkushtimin e tyre për të punuar me seriozitet në institucionalizimin e këtyre agjendave dhe përfshirjen e tyre në dokumentet e përmendura, gjatë javëve në vijim.

Kontrolloni gjithashtu

Komunat i përgjigjen Kurtit: Asnjë aktakuzë ndaj nesh – por ka në qeverinë tuaj

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) shpreh keqardhje dhe shqetësim të thellë për …