Albion Thaçi, nipi i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka njoftuar të martën se ai dhe familja e tij mbështesin kandidaturën e Përparim Ramës për Kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e balotazhit që do të mbahen të dielën më 9 nëntor.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Albion Thaçi shprehet se vendimi i tij është marrë për shkak të respektit që Rama ka treguar ndaj familjes Thaçi në momentet e vështira, si dhe për mbështetjen e tij publike ndaj organizimeve kundër padrejtësive në Hagë.
“Përparim Rama ka dëshmuar përkushtim, ndjeshmëri dhe respekt për historinë dhe sakrificën e vendit tonë”, shkruan Thaçi, duke shtuar falënderimet për votuesit që e kanë mbështetur në garën e tij të parë për Asamble, si kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës.
Ai ka bërë thirrje për bashkim të qytetarëve për një Prishtinë që respekton të kaluarën dhe ndërton me përgjegjësi të ardhmen.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
