Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti ka takuar banorët e fshatërave Skifteraj, Fshatit të Ri dhe Lubishtë.
Në Skifteraj u ndje fuqia e njerëzve që e duan vendin me zemër. Qytetarë punëtorë, të ndershëm e plot besim në rrugën po e trasojmë bashkë.
Kjo është forca jonë e vërtetë, njerëzit e mirë që e mbajnë gjallë Vitinë çdo ditë. Me ju, vazhdojmë më të fortë, përpara për Skifterajn dhe për fitoren tonë të përbashkët! Ju faleminderit për gjithçka.
Te banorët e Fshatit të Ri u ndje forca dhe dashuria e njerëzve që e duan vendin me zemër. Me punë, bashkim dhe besim po ecim përpara bashkë, për një Viti më të zhvilluar e plot shpresë. Faleminderit për mbështetjen dhe besimin tuaj të palëkundur!
Lubishta jonë, në këmbë, të bashkuar, të fuqishëm, të gatshëm për fitoren e madhe! Ky është zëri i popullit që nuk ndalet, me njerëz atdhedashës dhe tejmase punëtor. Me juve në mbështetje, së bashku për të ardhmen, për fitoren, për Lubishtën, për Vitinë përtej! Ju faleminderit për gjithçka!
Kryetari Haliti ka shkruar se ka mbajtur fjalën dhe kemi sjellë rezultate. Tani thotë ai është momenti të ecim përpara me vendosmërinë që na karakterizon. Në dy ditët e ardhshme do të jemi me njerëzit që kanë dhënë shumë për këtë komunë, me ata që punojnë, kontribuojnë dhe besojnë. Sepse çdo projekt, çdo arritje dhe çdo hap përpara është rezultat i punës sonë të përbashkët.
Të mërkurën, më 5 Nëntor, në orën 16:30, në Shtëpinë e Kulturës “Gursel dhe Bajram Sylejmani”, do të mbajmë një takim të veçantë të organizuar nga Forumi i mrekullueshëm i Gruas, gra që çdo ditë dëshmojnë forcën, përkushtimin dhe vizionin për një Viti më të zhvilluar e më përparimtare.
Të enjten, më 6 Nëntor, në orën 19:00, në Restorant “Roza”, do të takohemi me Veteranët, Familjet e Dëshmorëve dhe Invalidët e Luftës së UÇK-së, njerëz të sakrificës, të nderit dhe të vlerave që kanë mbajtur gjallë shpirtin e këtij vendi dhe që mbeten frymëzimi ynë më i madh për punë dhe përkushtim.
Ju mirëpresim me dashurinë më të madhe dhe mirënjohjen më të thellë. Mos mungoni!