leoni

U mbajt aktiviteti “Avancimi i barazisë gjinore përmes eliminimit të diskriminimit me bazë gjinore në vendin e punës”

Në ambientet e Kuvendit Komunal të Ferizajt u mbajt një takim socializues me gratë sipërmarrëse nga rrethina e Ferizajt dhe Kaçanikut, punëtore si dhe përfaqësuese të organizatave lokale.

Gjatë takimit u zhvillua një diskutim i frytshëm mbi sfidat me të cilat përballen gratë në tregun e punës dhe në zhvillimin e bizneseve të tyre. Pjesëmarrëset theksuan mungesën e vendeve të punës dhe mundësitë e pabarabarta për avancim profesional, duke nënvizuar nevojën për mbështetje më të madhe institucionale.

U veçua gjithashtu domosdoshmëria e organizimit të takimeve të shpeshta, ku gratë do të mund të adresojnë nevojat dhe kërkesat e tyre në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Ky aktivitet është pjesë e projektit “Avancimi i barazisë gjinore përmes eliminimit të diskriminimit me bazë gjinore në vendin e punës”, i cili financohet nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe implementohet nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS) dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ).

Kontrolloni gjithashtu

Po bëhemi bashkë rreth konceptit të punës, rezultateve dhe angazhimit të pandalshëm

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i shoqëruar nga kryetari i AAK-së Ramush …