leoni

Kryetari Latifi: Më 9 nëntor, nis puna për projektet e reja që shtrihen anekënd Rahovecit

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i shoqëruar nga nënkryetari, z. Fatmir Iska dhe bashkëpunëtorë të tjerë ka zhvilluar aktivitete të ngjeshura me banorët e fshatërave  Dejnë, Dobidol, Kramovik, Guri i Kuq, Mrasor, Çifllak dhe Polluzhë. Ai përmes postimeve të tij në facebook ka falënderuar të gjithë qytetarët për pritjen e ngrohtë dhe me entuziazmin e fitores së 9 nëntorit.

Këtyre fshatrave, si tërë komunës sonë, do t’u sjellim investimet e nevojshme dhe të merituara.

Kramoviku, Guri i Kuq dhe Mrasori e mbështesin konceptin e punës, transparencës, llogaridhënies dhe rezultateve konkrete. Diskutuam së bashku për projektet e mandatit të ri.

Rezultatet tona flasin e ndjehen më shumë se zhurmat e fushatës.

Faleminderit për përkrahjen e madhe!

Konfirmohet përkrahja e palëkundur në Dejnë e Dobidol për konceptin tonë!

Më 9 nëntor, nis puna për projektet e reja që shtrihen anekënd Rahovecit!

Faleminderit për mbështetjen, ka shkruar në facebook, kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Po bëhemi bashkë rreth konceptit të punës, rezultateve dhe angazhimit të pandalshëm

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i shoqëruar nga kryetari i AAK-së Ramush …