Kuvendi i Komunës së Rahovecit mbajti mbledhjen e fundit të rregullt për vitin 2025

Kuvendi i Komunës së Rahovecit nën kryesimin e Arbër Zenunit, mbajti të mërkurën seancën e muajit nëntor, e dhjeta e rregullt për këtë vit kalendarik, si dhe e fundit për këtë legjislaturë.

Të pranishëm në seancë përveç shumicës së kuvendarëve (19), si zakonisht ishin edhe Kryetari i Komunës Smajl Latifi, Nënkryetari Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive komunale, zyrtarët komunalë, mediat që monitorojnë seancën dhe përfaqësuesit e Zyrës Ndërlidhëse dhe Monitoruese (LMT) të KFOR-it.

RENDI I DITËS ishte me 3 pika të rregullta:

1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar

2. Shqyrtimi i raportit financiar, janar-shtator 2025

3. Shqyrtimi i raportit vjetor të performancës komunale për vitin 2025.

Pikat e rendit të ditës u votuan me shumicë votash dhe unanimisht nga anëtarët e kuvendit.

Si gjithmonë, nga Sekretaria e Kuvendit do të përgatitet procesverbali i seancës dhe i njëjti do të publikohet në këtë vegëz, në web-faqen zyrtare të komunës: //kk.rks-gov.net/rahovec/category/procesverbalet/ekstraktet-e-procesverbaleve-te-kuvendit/.

Kontrolloni gjithashtu

Po bëhemi bashkë rreth konceptit të punës, rezultateve dhe angazhimit të pandalshëm

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i shoqëruar nga kryetari i AAK-së Ramush …