leoni

Dragua Shehu, për 20 vjet në zyrën e dekorimeve në Presidiumin e Kuvendit Popullor, kaloi CV-të e mijëra dëshmorëve, heronjve, punëtorëve, intelektualëve

Dragua Shehu, për 20 vjet në zyrën e dekorimeve në Presidiumin e Kuvendit Popullor, kaloi CV-të e mijëra dëshmorëve, heronjve, punëtorëve, intelektualëve

–          Sipas tij ata që bëjnë krahasimin e kampit të Tepelenës me “Aushvic” mashtrojnë, pasi aty nuk ka vdekur asnjë i interrnuar nga plumbi

–          Pas specializmit 1-vjeçar në Kinë, Dragua u caktua në grupin e kontrollit për përqindjen e Uranit në fosforite në Fushë Bardhë

–          Si vdiq në aksident më 5 prill 1971 specialsiti kinez Pen Kui Ven ku varri ju bë, ngjitur me Çen Pau Y  specialsiti i antenës që u vra në Dajt

 Dragua Shehu me origjinë nga Tepelena. Nga viti 1961, deri në 1977 ka punuar gjeofizikant, në Ndërmarrjen Gjeofiziko Tiranë. Nga fillimi i vitit 1977, deri në vitin 1993 ka qenë në Presidiumin e Kuvendit Popullor, Kryetar Dege dhe Kryeinspektor. Në këtë vit, del në pension.

Nga Abert Z. Zholi

Intelektuali dhe libradashësi Drago Shehu sapo i kaloi të 93 vitet. Po mbush një shekull dhe mendjen e ka të freskët. Ndjek rregullisht shtypin në mëngjes në televizor dhe pastaj bën xhiron e përditshme deri në qendër. Në fillimet e viteve 2002-2006, kur në vendin tonë veç botimeve të gazetës “Zëri i Popullit”, “Rilindja Demokratike”, “Koha Jonë”, “Tema” etj, po shtoheshin dhe gazeta të tjera të përditshme si Panorama, Telegraf, Dita, Sot etj, Dragua botonte artikuj në gazetën “Zëri i Popullit”. Pas ca kohësh, botoi në gazetën Telegraf jo rastësisht, por sepse ishte gazetë opozitare, realiste, dhe kritikuese ndaj të metave korruptive. Por mbi të gjitha kjo gazetë ishte mbrojtëse e luftrave të popullit tonë në shekuj dhe sidomos e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. Këto cilësi i ruan dhe në ditët e sotme, prandaj thotë Dragua, – më pëlqeu kjo gazetë qysh ditën e parë. Dhe pse 93-vjeç,  ai përdor shumë mirë kompjuterin, të cilën e përvetësoi gjatë punës 17 vjeçare në Presidiumin e Kuvendit Popullor. Me daljen dhe përdorimin e internetit, si për të gjithë do të sillte shpejtësi dhe komoditet në botimin e artikujve edhe për Dragon. Ai ka rreth 19 vjet që shkruan dhe studion me  dashuri këtë gazetë. Interesante të tregojmë se në lagjen “21 Dhjetori”, në afërsi, ku ka Dragua shtëpinë, ndodhej dhe kioska që shet gazeta dhe gazetën Telegraf. Shitësi  Kasemi Ymerit mjerisht këtë kijoskë ka 2 muaj që se ka pasi është fshirë fare, pasi është hequr nga themelet se “prishte” ambjentin, kur në atë vënd mund të kishte 30-40 vjetë! ” E gjeta Dragon, muaj më parë, (plakur) me një thes ngarkuar me ndonja 100 copë gazeta Telegraf t’i dorëzonte te Kasëmi, për riciklim, ose për letër, gazetat e blera 5 muajt e fundit.

-Ç’e ke gjithë këtë thes me “Telegraf”…?

-Ja shpie Kasemit… më vjen keq t’i hedh në plehra, ku ti mbaj? Më përpara i çoja në redaksinë e gazetës “Telegraf”, te “Tirana e Re”.  Tani u plaka nuk shkoj dot, është larg e si ngre dot. Gazetën tani që nuk eci dot, çdo mëngjes ma blen dhëndri apo vajza. Siç thamë është gazetë opozitare, po dhe gazetë letrare dhe artistike, me suplement “Pena Shqiptare”, çdo të premte. Në këtë gazetë në çdo numër gjendet e vërteta, gjendet vetja e vet. Si artikujt me vlerë të Engjëll Musait, Albert Z. Zholit, Dhimitër Shtëmbarit, Gëzim Llojdias, Prof. Bardhosh Gage, Sefer Pasha, Dr. Izet Çulli, Bashkim Koçi, Xhevat Lluri, Feti Zeneli, Albert Habazaj, Agim Çiraku, Ismail H. Xhaferi etj. “Dragua duke marrë shkas nga vdekja e bashkëshortes gati 20 vjet më parë, botoi dy libra në prozë dhe poezi dhe pjesë – pjesë u botuan në gazetën Telegraf. Në vitin 2012- 2013 botoi librin: “Atje … në Tepelenë” me poezi, një pjesë ja kushton Dritëro Agollit.

Vitet e para të punës

Dragua duke qenë Tepelenas autokton  punën e filloi eletricist në moshë fare të re për elektrifikimin e qytetit, kjo konçidoi me hapjen e Kampit të internimit në gazermat e Ushtrisë Italiane në fushë të Tepelenës në vitin 1949-1953. Nga Kampi do të punonin me Dragon, dy kampist si elektricisti Vejsel Cervoj nga Durrësi dhe Fahri Jasini si punëtor, nga Konispoli , shumë të tjerë punonin në qytet, a në fshatra nëpër ndërmarrje, të ndryshme. Me vendim Qeverie, nënshkruar nga Ministri i Arsimit në atë kohë, Shemsi Totozani, fëmijët e kampit do të regjistroheshin në shkollën fillore dhe 7-vjeçare të qytetit. Me këta ka qenë në shkollë edhe e fejuara e Dragos (sipas dokumenteve arkivore dhe shumë fotografi të botuara). Por Kampin e Tepelenës, në vitin 2016-2017 , kur disa kalanxhinj edhe të paguar, kërkonin të bënin krahasimin “Aushvic” ku në Kampin e Tepelenës nuk ka vdekur asnjë i internuar nga plumbi… apo nga torturat…! Dragua thotë se çdo gjë e ka parë me sy e ka sqaruar me fakte dhe me Institutin e të Përndjekurve dhe shumica janë bindur dhe kanë hequr dorë nga Kampi” AUSHVIC”. Natyrisht ka qenë kamp Internimi e jo kamp pushimi. Kushte të këqia jetese ka pasur… por jo të hidheshin Kufomat e fëmijeve në lumë!? Kështu kanë deklaruar disa gjoja të internuar para 7- 8 viteve kur është debatuar në Tepelenë.

Një problem tjetër

Një problem tjetër shumë i debatueshëm në këtë gazetë ka qënë, ekzistenca dhe kërkimi i Lëndëve Radioaktive (Uran dhe Radium) në vendin tonë, shkruan edhe kohën e fundit në gazetën Telegraf, 2 faqe dt. 11 Prill 2024. Dragua me këto artikuj sqaroi se çfarë dhe si ka konkluduar Instituti i Kërkimeve Gjeologjike dhe vet Ekspedita Gjeofizike Tiranë, se në vendin tonë nuk ka minerale radioaktive për shfrytëzim, por ka gjurmë të tyre si në Zonën e Shishtavecit në Nimçë, Lojme dhe në Muhur të Peshkopisë. Le të pyeten Profesorët që janë sot, Safet Dogjani, Gëzim Shima, sqaron ai. Ndaj u mbyll kjo ekspeditë, u “shkri”. Specialistët kinezë u larguan dhe Dragua që u specializua në Kinë, pas dy vjetëve filloi punë në Presidiumin e Kuvendit Popullor deri në vitin 1992 kur doli në pension. (kryetar dege the kryeinspektor.) Veç punës në gjeofizikë Dragua ka shkruar për mësimin në Kinë, po tani do të përmendim shkrimin për vdekjen e  ing. 29 vjeçar Pen Kui Ven. “Pas rreth 30 vjetësh, shkova me shërbim në fshatin e bukur Prongji, ku babai im Reshat Shehu kish qenë Kryetar Komune. Në prill 1971, së bashku me specialistin gjeofizik Kinez, Pen Kui Ven dhe përkthyesin kinez nga rusishtja Uan Shi Bao. Ky grup, së bashku me një punëtor, u caktua të kontrollonim përqindjen e Uranit në fosforite, që janë të dukshme në Fushë Bardhë, në malin e Prongjisë dhe dalin matanë mbi Delvinë. Ekspeditë tepër sekrete, ndërtuam bazën e fjetjes, do qëndronim disa ditë, sa ta kontrollonim mirë zonën. Makina “BÇ” që udhëtonim e linim në Baxho, të dy ne, morëm një punëtor me vete. Punëtori mbante mend mirë babanë dhe mamanë time. Çdo ditë me “BÇ” bënim këtë rruge, si në hartë. Kalonim nga Shkëmbenjtë e Luginës së Piksit dhe në malin e Prongjisë. Një ditë koha ishte shumë e vrejtur. Do ketë shi, -tha punëtori, -të qëndrojmë në makinë … Të tre u nisëm, sa shkuam ne, ja dha një rrebesh dhe shkreptima të forta. Peni u fut te trungu i nje pishe të madhe. Puntori i tha jo se atje ka shkreptima, unë fika aparatin, dhe, një krisëm e madhe dogji pishën dhe një forcë shtytëse na rrëzoi për tokë pa ndjenja. Punëtori, që u ngrit shpejt, po na kapte për këmbe duke na tundur, unë u përmenda dhe po shikoja nga Peri, që kish mbyllur sytë, zemra i punonte ngadalë. E ngritëm dhe e futëm në një gëmushë për ta ruajtur nga rrebeshi i shiut, punëtori ishte shumë kurajoz dhe njeri me eksperiencë,- mos ki frikë,- më tha, -nuk ka vdekur. Koha po bëhej sterë e zezë, çdo gjë po nxihej; vonë në drejtim të fshatit dëgjuam ca të lehura qensh. Më vonë natën ca krisma armësh dhe ca zëra që bërtisnin… Ishin afër pyllit, dëgjuan dhe Uan Shi Baon. I gjithë fshati në kërkim, me ta ishte dhe një ndihmës mjek, djalë i ri  e sajuan një krevat me gjethe dhe shtrimë atje Penin dhe me shpejtësi drejt baxhos ku na priste ” BÇ”. Unë morra çantën e Penit me hartën që ish lagur komplet dhe copën e djathit të bardhë të njomë që na i dhanë baxhoxhinjtë, kur u nisëm malit. Ishim gjithë frikë për Penin, ndimës mjeku ishte shumë optimist dhe fshatarët e tjerë, e kishin eksperiencën që, o vdisje në vend në moment, o shpëtoje. Penin e shpunë në ambulancën e fshatit, “BC” nuk e nxinte. Shpejt i vunë serumin, ndërsa unë shkova shpejt te këshilli fshatit me kryetarin, marim në telefon në Fushë-Bardhë Kryetarin e Ekspeditës, inxhinjerin Llambi Langore që pas një ore mbrin në Prongji së bashku  me mjekun e zonës… Sa e vizitoi tha: Ka shpresë, nuk do lëvizur, as në Gjirokastër se çojmë dot… Uan Shi Bao më tha: Çfarë solidariteti, i gjithë fshati u ngrit në këmbë, falenderoi… Zakon shqiptari! Falenderoi si Sekretar i Byrosë së Partisë të ndërmarjes që je! Të nesërmen Peni hapi sytë! Me Llambin ramë dakort që të nisemi të gjithë për Tiranë. Peni u bë mirë, mbasi falenderuam kryetarin e këshillit të fshatit, Peni dhe dy kinezë u nisën përpara me Llambin e unë me Uanin dhe dy kinezë të tjerë më pas, do të kthehesha pak në Kalanë e Tepelenës për një punë personale. Me Llambin ramë dakord që drekën do ta hanim të gjithë bashkë. Sa u futëm në kala, Uani filloi nga shakatë: Këtë e ka ndërtuar babai Dragos,- u thoshte kinezëve të tjerë. Ata bënin llogari me gishta e s’u delte llogaria… Me Uanin qëndruam 14 vjetë bashkë, ishim si vëllezër, më kishte ardhur në shtëpi te “21 dhjetori”, kur më lindi djali dhe kur më vdiq babai te vëllai … -Dhe në Kinë i thashë,- do të vi në shtëpi !-Jo jo- tha. I vinte rëndë nga shtëpia si bodrum që kish, (me dy divane). Mos hajde! U nisëm në drejtim të Ballshit, 10 km. Në Hekal, na del përpara një makinë qymyri  “skoda” dhe na bëri shënjë të ndalojmë. –“BÇ” juaj është përmbysur!  -Ka të vrarë!?…Në spitalin e Ballshit më del përpara Llambi që u gëzova që ishte gjallë! -Peri që shpëtoi nga rrufeja tani e kemi shumë rëndë. Pas një ore mbërriti në Ballsh ambasadori Kinez Gen Bjao, që pas një viti u bë Ministër i Mbrojtjes së Kinës. Mbërrinë edhe zv. Ministri dhe drejtor i ndërmarrjes Xhafer Lezha. Pas pak del mjeku nga salla e tha: Pacienti ndërroi jetë !? Të gjithë u përlotëm! Të nesërmen më 5 prill 1971 u bë ceremonia e varrimit, ngjitur me Çen Pau Y (i antenës që u vra në Dajt) për koinçidencë afër prindërve të mi… Aty ku unë kam tani edhe bashkëshorten … Në Sharrë.

Në Kinë (Pekin) te familja e Pen Kui Ven.

 Mbasi kishim bërë punën protokollare dhe lajmërimin në familje, Uan Shi Bao, tha se nesër do të shkojmë te familja e Penit (në fund-korrikun 1973). Në një vapë përvëluese me Uanin dhe shokun tim Shaqir Cani (që tani nuk jeton më), u nisëm matanë Murit të Madh Kinez. Në një qytez…. ishte si zyra a kafe, kishin marrë masa se i pamë me robe të reja, nënën, nusen dhe vajzën 5-6 vjeç… Të qarët ishte takimi i parë, u përlotëm dhe ne. I dhamë  nënës foton e Penit dhe një tufë lule dhe vajzës së vogël një kukull që e blemë në Pekin. Ndërkohë, vajza e vogël diçka tha… Uanin e mbytën lotët, nuk po përkthente dot. Por si duket ajo tha: Po babin a ma sollët? Nëna duke qarë, ne skuptuam gjë ! Nënat njëlloj janë, si në Kinë dhe në Shqipëri!.. Nënës i ranë ca pika lot, mbi foton e djalit me mall … Asaj ju duk se djali lëvizi sikur u ngjall!? Dragua në profesion nuk është historian, po historinë e di, nuk e mban mend datën, kur Sabri Godo, do të bënte Librin për Ali Pashë Tepelenën, erdhi disa ditë në Tepelenë, te babai im Reshat Shehu, për ca të dhëna të panjohura për familjen e pashait. Gjyshi i babait kish ca dokumente turqisht, që tokën ku do ndërtohej Kalaja e blenë nga Shehajt me Mexhite turke! Fshati i tregonte Sabriut edhe për Dragotin ku ishin Sarajet e Tahir Abaz Tahiraj, ku Ali Pasha shkonte përherë. Dragua ka shkruar shumë artikuj te Telegrafi, si: “Bajroni dhe Ali Pasha”, “Ali Pasha dhe Pukevili”, që ishte i  dërguar i Napleonit pranë Pashait e sa ish gjallë pashai i jepte Pukevilit çdo muaj një qese me flori. 7 vjet pas vrasjes të Pashait, Pukvili shkruajti një libër voluminoz, me të gjitha të zezat për Pashan dhe për shqiptarët (Labërinë). Ky libër nuk u pranua të përkthehesh në kohën e Mbretit Zog, por e përktheu i ndjeri Ardian Klosi në vitin 2008, libër Voluminoz 680 faqe. (Kushëriri i Dragos).

Dragua ka shkruar, në Telegraf disa shkrime si: Xhorxh Bajroni mik i Ali Pashës….Ali Pashë Tepelena, Luani Janinës.Ali Pasha në 200 vjetorin e vdekjes. Një tjetër shkrim i bukur, në gazetën Telegraf është: Edgar Allain Poe, shkrimtari Amerikan… nga Noli. Po Dragua ka shkruar edhe për shokët e tij që s’janë më si për shkrimtarin dhe poetin, shokun e fëmijërisë, Lirim Deda! Ka shkruar për Moikom Zeqon, e paharuar. Për Tiranasin autokton, shokun e tij të klasës, Met Relin, zv. Kryetar i Shoqatës Tirana, e zv. kryetarin e Tiranës. Së fundi, për të madhin Xhevat Lluri që ka shkruar “Librin e Jetës”. Për Xhevatin Dragua ka bërë shumë shkrime; – E kisha një detyrim jetësor. Do kujtohet gjithmonë. Në 23 Mars 2026 mbush plot 5 vjet që është ndarë nga jeta.  Dragua thotë edhe se: Nuk mund të ri pa kujtuar, shokun e mikun tim, të paharuarin Odhise Porodini, ish Kryetarin e Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ-it, që tani në 30 dhjetor 2025 mbush 3 vjet që është ndarë nga jeta. -I falënderoj të gjithë për vlerësimin e punës sime, në 85 vjetor, 90 vjetor dhe 93 vjetor si: Kryetarin, Prof. Dr. Hulusi Hako, Sekretarin e Përgjithshëm Veli Myftari. Do të falenderoj dhe kryetaren dhe Sekretarin e Tiranës, Vera Tarifa dhe Ilir Çurrin. Gjithashtu shokët e organizatës të Njësisë nr. 7, Kryetarin Bibe, Sekretarin Nuri Muka dhe Mynir Mile.

Pleqëria

Që i rritur se mendoja, / se do plakesha si tani. / Do qëndrojmë kështu, unë thoshja; / me bashkëshorten dhe fëmijë…./ Kalojnë vitet, i festoja, / gëzoheshim për vit të Ri, / vitin tjeter… Ja ditëlindja ! / S’vazhdoi shumë kjo bukuri!…/ Jo s’më plakën vitet mua./ “Me Sopat dikush qëlloi”!/ Më qëlloi në kokë bashkëshortja…. / Ajo… Rron. Rëndë më plagosi!../ Më të ikur t’ja marrë këngës! / Ti them vdekjes: Jo, s’kam frikë!/ Tepelenas me nder mbeti, / Me bashkëshorten, në gjumë të thellë!…

Kontrolloni gjithashtu

Mehmet Pashë Deralla (1843-1918) ushtarak, atdhetar dhe minstri i Parë i Mbrojtjes së Shqipërisë së pavarur

Mehmet Pashë Deralla (1843-1918) ushtarak, atdhetar dhe minstri i Parë i Mbrojtjes së Shqipërisë së pavarur

U lind më 1843 në Gradec të kazasë së Tetovës, i biri i Hasan pashë …