Biblioteka e Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë është pasuruar me një numër veprash të reja nga Instituti i Historisë në Prishtinë, në bashkëpunim me ish mësimdhënësin e shkollës në fjalë, Muharrem Mazreku tash veteran i arsimit, pensionist.
Dorëzimin e këtyre botimeve e ka bërë Sabit Berisha, udhëheqës i Drejtorisë Arsimore, i cili theksoi rëndësinë e literaturës shkencore për formimin dhe zgjerimin e dijes tek nxënësit e gjimnazit.
Ndërsa, Valbonë Mazreku – Krasniqi, përgjegjëse në bibliotekën e shkollës e përshëndeti këtë nismë si të rëndësisë së veçantë, ku synohet të zgjerohet fondi i bibliotekës dhe të rriten mundësitë për kërkim dhe studim për nxënësit dhe mësimdhënësit, ajo shtoi se, vepra të tilla përbëjnë një kontribut të çmuar për edukimin cilësor dhe ruajtjen e trashëgimisë historike.