Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka takuar veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga kjo komunë. Në një postim të tij në rrjete sociale në facebook, kryetari Latifi, ka shkruar se Veteranët janë kategori e nderuar, ish-ushtarë të UÇK-së që i shërbyen kombit duke vënë veten në front përballë armikut, atëherë kur ishte koha e vendi.
Qeverisje ime asnjëherë nuk do ta harrojë këtë kategori të shoqërisë sonë, duke i përkrahur brenda mundësive ligjore e kapaciteteve institucionale.
Faleminderit bashkëluftëtarë të mi, që u bashkuat me mua në këtë tubim të veçantë, ka shkruar kryetari Latifi, i cili të dielën me 9 nëntor kandidon edhe për një mandat të ri 4-vjeçar, në krye të komunës së Rahovecit, përball kandidatit nga Lëvizja Vetëvendosje, z. Ali Dula.