Në kuadër të vizionit për një Kryeqytet më të sigurt Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e Kryeqytetit, sot ka finalizuar instalimin e sistemeve moderne të kamerave të sigurisë në objektet e Brigadës Profesionale për Zjarrfikje dhe Shpëtim (BPZ). Këto sisteme të avancuara do të mundësojnë mbikëqyrje të vazhdueshme, reagim më të shpejtë dhe mbrojtje më të lartë të personelit, pajisjeve dhe infrastrukturës jetike. Siguria fillon nga infrastruktura dhe çdo hap që ndërmarrim në këtë drejtim është investim i drejtpërdrejtë në jetën dhe mirëqenien e qytetarëve tanë!