Zyra për Barazi Gjinore organizoi një tryezë diskutimi me përfaqësues të institucioneve relevante lokale

Zyra për Barazi Gjinore, në kuadër të aktiviteteve që zhvillohen gjatë 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore dhe Trafikimit me Qenie Njerëzore, organizoi një tryezë diskutimi me përfaqësues të institucioneve relevante lokale.

Në këtë tryezë morën pjesë përfaqësues nga Policia e Kosovës, drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik, Besarta Meha Ademi, përfaqësues Ndihma Juridike Falas, Qendra për Punë Sociale dhe zyrtare të Komunës së Skenderajt.

Gjatë takimit u diskutua një sërë çështjesh me rëndësi në fushën e parandalimit të dhunës me bazë gjinore dhe trafikimit me qenie njerëzore, ndërsa u theksua edhe rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional për trajtimin dhe parandalimin efektiv të këtij fenomeni të dëmshëm për shoqërinë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi thotë se puna e zhvillimi dhe projektet që rrisin mirëqenien, gjenden te opsioni ynë

Kryetari komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i shoqëruar nga nënkryetari, z. Fatmir Iska dhe …