Në datën 15 nëntor Shoqata Atdhetare Kulturore Labëria “Nderi i Kombit” në Gjirokastër organizoi, takimin Kombëtar “ GJUHA SHQIPE IDENTITETI YNË”

Në datën 15 nëntor Shoqata Atdhetare Kulturore Labëria “Nderi i Kombit” në Gjirokastër organizoi, takimin Kombëtar “ GJUHA SHQIPE IDENTITETI YNË”

-Me pjesëmarrjen e Presidentit të  Republikës, Profesor Bajram Begaj

 Kryetari Agim Çiraku: Shoqata Atdhetare Kulturore Labëria, në rrugëtimin e saj 34 vjeçar ka treguar një sensibilitet të theksuar për gjuhën shqipe

Albert Z. ZHOLI

Faik Konica duke folur për gjuhën është shprehur: “Erdhi më në fund edhe për gjuhën shqipe koha e lulëzimit, kohë shpresë! Në të katër anët, një zjarr i bukur zien në zemër të djalërisë dhe plot me dëshirë, trimoshët e dheut tonë po përpiqen për zbukurimin e shqipes”. Me fjalë zemre një nga korifejtë e letrave shqipe përcakton saktë se gjuha e një Kombi është themelore në jetën dhe zhvillimin e tij. “Shkronjat bëjnë kombin të quhet komb, po të mos ketë shkronja shqip , dituria e kombeve të tjera do të na mbysë , nuk do të dëgjohet më fjala shqiptar e shqip .” – thoshte kleriku i nderuar Papa Kristo Negovani, i vrarë nga shovinistët grekë në pabesi. Ndaj sot po shohim me trishtim  se ky tranzicion i tejzgjatur shqiptar ka ndikuar jo vetëm në politikë, ekonomi, karakter, por edhe në huazimet gjuhësore.
Tendencat e huaja gjithnjë kanë bërë vend në territorin shqiptar. Duke qenë një vend i vogël, strategjik, gjithnjë të huajt kanë plaçkitur kulturë dhe kanë lënë zakone të mbrapshta dhe një mënyrë të shprehuri që thellë- thellë, nuk i përket rrënjëve tona. Kosova ka jetuar gjithnjë nën represionin serb dhe si e tillë, është munduar ta ruajë gjuhën e saj shqipe në thelbin e saj, duke ruajtur të folurën më të kulluar që i përket gegërishtes së vjetër. Gjuha, emrat, traditat, zakonet, kënga dhe kultura janë ato elemente harmonik, që shprehin identitetin kombëtar. Një nga fitoret e kombit shqiptar me të drejtë është quajtur njësimi i gjuhës shqipe në Kongresin e Drejtshkrimit që u mbajt në Tiranë në vitin 1972, me pjesëmarrjen e gjuhëtarëve më të zëshëm: nga Shqipëria Kosova, Arbëreshët dhe Diaspora. Kjo ishte një arritje historike për kombin tonë. Në vazhdim të këtyre ideve dhe problemeve që ka sot gjuha shqipe kryesia e Shoqatës Atdhetare Kultuore Labëria “Nderi i Kombit” në bashkëpunim me universitetin “Eqerem Çabej” ditën e shtunë ora 10-00 organizon takimin Kombëtar “gjuha shqipe identiteti ynë” në këtë Universitet.

                                                        PROGRAMI

  1. Fjala e hapjes, nga Kryetari i SH.A.K. LABËRIA “ NDERI I KOMBIT”.
  2. Agim Çiraku
  3. Përshëndetje nga PRESIDENTI I REPUBLIKËS PROF. DR. BAJRAM BEGAJ.
  4. Përshëndetje nga Rektori i Universitetit “EQREM ÇABEJ”, Prof. dr. Jaho Cana.

a ) REFEROJNË:

  1. Prof. dr. Xhevat Lloshi: Pena të “arta” për gjuhën shqipe.
  2. Akademik Valter Memisha: Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe, vepër e rëndësishme e gjuhësisë shqiptare.
  3. Prof.dr. Naim Berisha: Konsulta Gjuhësore e Prishtinës dhe Kongresi i Drejtshkrimit-rrugëtimi drejt bashkimit gjuhësor e kombëtar të shqiptarëve.
  4. Prof. dr. Berton Sulejmani: Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut, sot  (statusi i pabarabartë kushtetues me gjuhën maqedonase ).
  5. Prof. dr. Xhafer Beqiri: Shkronjat që bashkuan një komb.
  6. Prof. dr. Karlo Pellicano: Si është ruajtur e transmetuar gjuha shqipe në breza?
  7. Prof. asoc.dr. Faton Krasniqi: Statusi zyrtar i përdorimit të gjuhës shqipe në Republikën e Malit të Zi.
  8.  Prof. dr. Shezai Rrokaj, Mitat Frashëri, Gjergj Fishta dhe Ndre Mjeda, arkitektë të Kongresit të Manastirit.
  9. Prof. Dr. Bardhosh Gaçe: Gjuha shqipe dhe shoqëria e sotme shqiptare.
  10. Dr. Migena Arllati: “ Nga Arbër në shqiptarë: Rruga e etnonimeve dhe pasqyrimi i identitetit kombëtar në gjuhë dhe histori”.
  11. Prof. dr. Ago Nezha: Një amanet i Akademikut. Rexhep Qosja: “ Të ruajmë gjuhën dhe emrat shqip”.

  b ) RECITIME:

 Nga aktori Prof. asoc.dr. Alert Çeloaliaj, ( me poezi nga Fishta, Mjeda,, Naimi ), etj

c ) DEKORIME, nga SH. A.K. “LABËRIA”

  1. d) Drekë për të ftuarit

  KRYESIA E SHOQATËS  ATDHETARE KULTURORE LABËRIA

                                         “ NDERI I KOMBIT ‘“

Për këtë ditë të shënuar Kryetari i Shoqatës Atdhetare Kulturore,  Labëria “Nderi i Kombit” z. Agim Çiraku u shpreh:

Shoqata Atdhetare Kulturore Labëria, në rrugëtimin e saj 34 vjeçar ka treguar një sensibilitet të theksuar për të atakuar problemet më shqetësuese, që ka pasur shoqëria shqiptare, në vitet e pluralizmit politik. Në këtë sfond, para disa vitesh u organizua nga Shoqata Labëria në Prishtinë, një takim me temë të “Të ruajmë gjuhën dhe emërat shqip”, si një shqetësim, që vinte nga disa dukuri të familjeve shqiptare në emigracion, që kanë humbur jo vetëm emrat, por dhe të folurën shqip. Kryesia e shoqatës, duke vrojtuar dinamikën e ecurisë të këtij problemi, mendoi se është koha për një trajtesë të thelluar me pjesëmarrien e profesorëve, ekspert gjuhësor të trevave mbarëshqiptare, nga shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë së Veriut, të Malit të Zi dhe arbreshët. Më mirë se në Universitetin e Gjirokastrës, që mban emrin e korifeit të gjuhës shqipe”Eqrem Çabej”, nuk kishte vend tjetër. Në erën e globalizmit dhe modernizmit, që fryn në tërë hapësirën shoqërore, nuk ka lënë pa prekur dhe emigracionin shqiptar, që ka goditur profilin shpirtëror,moral e fetar, ku ravijëzohen influence multidimensionale, të rrezikshme për identitetin kombëtar”.

Thirrje për kujdes!

Emigrimi masiv i të rinjve shqiptarë ka shkaktuar një plagë të rëndë jo vetëm social -ekonomik për vendin tonë, por edhe identitare, pasi atje ku kanë emigruar pjesërisht vërehet fenomeni i ndryshimit të emrave dhe asimilimit të gjuhës shqipe nga gjuha e vendeve rezidente. Ndaj dhe ky takim Kombëtar është thirrje për kujdes. Gjuha shqipe është një gjuhë e lashtë, madje ndër më të lashtat e botës, me një leksik shumë të pasur dhe të larmishëm, që të jep mundësi me diapazonin e saj, që të lëvrosh të gjitha gjinitë e shkrimit. Ky është një privilegj, që manifestohet dukshëm te dhuntia e shqiptarëve, që janë njohës të shumë gjuhëve të huaja dhe kjo vjen nga alfabeti ynë i pasur me 36 shkronja. Ndaj ta ruajmë si sytë e ballit gjuhën tonë dhe tua transmetojmë atë të pastër brezave të ardhshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Makfire Beqiri Asllani: Tokë dhe Frymë

Kur ecni nëpër arat e heshtura, nën këmbët tuaja rrin historia, si fjalë e pathënë, …