217 bursa komunale për studentët meritor të Deçanit, secila në vlerë 400 euro!

Kryetari i komunës së Deçanit z. Bashkim Ramosaj përmes një postimi në facebook, ka njoftuar se komuna që ai drejton do ti shpërndaj 217 bursa komunale për studentët meritor të Deçanit, secila në vlerë 400 euro. Sipas tij ky vit shënon një rekord të veçantë, me një numër të madh fituesish, duke dëshmuar angazhimin tonë për të mbështetur më shumë studentë në rrugëtimin e tyre arsimor, një angazhim që vazhdon të realizohet me përgjegjësi dhe transparencë.

Investimi tek të rinjtë dhe arsimi i tyre mbetet një nga prioritetet kryesore të qeverisjes sonë.

Urime të gjithë studentëve përfitues, suksese të mëtejshme në rrugëtimin tuaj akademik, ka shkruar në llogarinë e tij në facebook, kryetari Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Minavere Bislimi nga Vitia kandidate për t’u bërë pjesë e asamblesë komunale të San Julien Genevois

Minavere Bislimi po hyn në garën zgjedhore të qytetit San Julien Genevois, të Francës me …