OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL-UÇK kërkon reagim urgjent: Mbi 50 veteranë kanë kryer vetëvrasje, nevojitet Qendra e Stresit Posttraumatik

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka bërë thirrje urgjente për themelimin e Qendrës së Stresit Posttraumatik, një projekt i paraparë me ligj që nga viti 2014, por i pambështetur deri më sot. Sipas OVL-UÇK-së, mungesa e një institucioni të tillë po rëndon drejtpërdrejt mbi shëndetin mendor të ish-luftëtarëve. Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, ka deklaruar se situata është alarmante, pasi trajtimi i vetëm aktual ndaj veteranëve në krizë mbetet përdorimi i medikamenteve qetësuese. Ai thekson se mungesa e mbështetjes profesionale ka pasur pasoja të rënda. “Derivon që më shumë se 50 veteranë të UÇK-së të kenë kryer vetëvrasje që nga paslufta. Shumë prej këtyre rasteve dyshohet se lidhen me traumën e pashëruar të luftës”, ka deklaruar Syla, duke shtuar se institucionet shtetërore duhet të veprojnë pa vonesa. Vetëm gjatë shtatorit të vitit 2025 janë raportuar dy raste të rënda: më 15 shtator, një ish-luftëtar në Pejë u gjet pa shenja jete pasi kishte kryer vetëvrasje me armë, ndërsa më 26 shtator një veteran nga fshati Përpellac i Podujevës i dha fund jetës në varrezat e dëshmorëve. Sipas OVL-UÇK-së, të dy këta ishin luftëtarë me histori të traumës së luftës. Organizata ngre shqetësimin se mungesa e Qendrës së Stresit Posttraumatik përbën dështim institucional dhe kërkon që qeveria të rikthejë në prioritet krijimin e saj, si një nevojë humanitare dhe ligjore.

Kontrolloni gjithashtu

Ilir Ibrahimi

Gjenerali Clark, simbol i së vërtetës historike dhe i aleancës perëndimore me popullin e Kosovës

Njohësi i proceseve politike në vend, Ilir Ibrahimi, ka reaguar pas paraqitjes së Gjeneral Wesley …