leoni

Dy vepra përurohen në ditëlindjen e 56 të Heroit të Kosovës, “Ibrahim Mazreku”

Në nderim të ditëlindjes së 56 të Heroit të Kosovës, “Ibrahim Mazreku”, u zhvilluan disa veprimtari kombëtare dhe kulturore. Ku edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, kujtoi, shokun e idealit dhe të shkollimit, si një nga burrat më fisnik të këtij vendi që nuk e kurseu as jetën për komb e atdhe!

Prandaj, ditëlindjet e heronjve janë përherë e pa dallim të rëndësishme, por kur një hero të madh të Kosovës, si Ibrahim Mazreku, ta kesh edhe shok në studime e bashkëluftëtarë të UÇK-së, në përiudhën e lavdishme të luftës për çlirim e liri, të jep edhe më shumë emocion, tha Kryetari i Komunë së Malishevës, Ekrem Kastrati.

Më pas, mësimdhënës e nxënës të shkollës, vazhduaan ngjarjen me përurimin e dy vepra të reja të autoreve, Erisa Mazreku dhe Hira Maurekz: “Horizontet e mendimeve” dhe “Fjala shkrep dritë”, me redaktor, Hamdi Mazrekun, mësimdhënës në këtë shkollë.

Këto botime, të krijuara nga nxënëset e Shkollës të Mesme të Ulët, ‘ Ibrahim Mazreku’, u mirëpritën me interes nga mësimdhënësit, nxënësit dhe të pranishmit, të cilët e vlerësuan nismën si një shembull të rëndësishëm të promovimit të artit, mendimit krijues dhe kulturës shkollore.

Përurimi i veprave u shënua si një moment i veçantë që lidhi krijimtarinë e brezit të ri me figurën e lavdishme të heroit, duke theksuar se kujtimi i tij vazhdon të frymëzojë gjeneratat e reja.

Në këtë aktivitet, u theksua se shkolla “Ibrahim Mazreku” jo vetëm që mban emrin e një Heroi të atdheut, por edhe kultivon frymën e dijes, patriotizmit dhe zhvillimit të vlerave kombëtare të shkollës shqipe.

Vepra “Horizontet e Mendimeve” dhe “Fjala Shkrep Dritë” vijnë si dëshmi e përkushtimit të nxënësve ndaj vlerave të mirësisë, reflektimit dhe krijimtarisë së lirë, theksoi Hamdi Mazreku, redaktor.

Ky përurim u shënua si një ngjarje e rëndësishme për komunitetin shkollor dhe për familjen e heroit, duke e kthyer ditëlindjen e tij në një festë të dijes, kujtesës dhe artit edhe përmes orës letrare që mbajtën nxënësit.

Këtë veprimtari e përshëndeti edhe Rexhep Mazreku, nga familja e Heroit.

Kontrolloni gjithashtu

Ekipet e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencës në përgjigjje të kërkesave të qytetarëve dhe ndërhyrjeve emergjente

Vërshimeve nga reshjet e shiut, këtë të martë nuk i shpëtoi as Ferizaj. Për gjendjen …