leoni

Kryetari Haliti ka pritur ne takim përfaqësuesit e SBASHK-ut në Viti

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur të enjtën në një takim përfaqësuesit e SBASHK-ut dega në Viti, në krye me Kemajl Bislimin dhe Makfirete Zukën. Biseda u përqendrua në bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet komunës dhe sindikatës, si dhe në hapat e mëtejshëm për forcimin e këtij bashkëpunimi në të mirë të arsimit lokal. Gjatë takimit, përfaqësuesit e SBASHK-ut e uruan kryetarin Haliti për rizgjedhjen e tij në mandatin e katërt, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e një komunikimi të hapur dhe korrekt. Kryetari Haliti, nga ana e tij, e uroi Makfirete Zukën për detyrën e re si kryetare e SBASHK-ut në Viti, duke e vlerësuar si një përgjegjësi të rëndësishme në përfaqësimin e punëtorëve të arsimit. Drejtoresha e deritanishme për Arsim Arta Ajeti, uroj znj. Zuka për mandatin dhe çmoj lartë punën e sindikatës si dhe potencoi se dyert e DKA-së janë të hapura gjithmonë për bashkëpunim. Palët shprehën vullnet të përbashkët për të thelluar bashkëpunimin dhe për të adresuar sfidat që lidhen me sistemin arsimor në komunë.

Kontrolloni gjithashtu

Zv.Kryetari Hasan Aliu dhe drejtori Basri Aliu vizitojnë zonat e prekura nga përmbytjet

Pas gjendjes së krijuar nga përmbytjet në territorin e komunës së Vitisë, zv.kryetari i kësaj …