Visar Ymeri

Visar Ymeri: Do të protestojmë brenda në Kuvend dhe jashtë Kuvendit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, thotë se ky subjekt përpos protestës që ka thirrur për nesër në sheshet e Prishtinës, do të protestojë edhe brenda Kuvendit për të parandaluar votimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. Ai deklaruar se deputetët e Vetëvendosjes do të protestojnë brenda në Kuvend për të ndaluar këtë marrëveshje që është e dëmshme për vendin dhe se nëse votohet, Kuvendi do të votojë një akt tradhtie. Ne kemi thirr protestë, qytetarët do të na bashkohen për ta kundërshtuar edhe njëherë me zë të fuqishëm marrëveshjen për demarkacion. Do të kemi protestë edhe brenda sallës dhe jashtë sallës. Do të protestojmë brenda për të parandaluar votimin e marrëveshjes së demarkacionit”, ka deklaruar kryetari i Vetëvendosjes. Visar Ymeri.

Kontrolloni gjithashtu

Gjuriq akuzon KQZ-në për diskriminim politik ndaj serbëve, e lidh vendimin me heqjen e masave të BE-së

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ka reaguar ashpër pasi Komisioni Qendror …