Në Viti, u mbajt takimi i këshillit komunal për organizimin e manifestimit për nderë të festës së 28 nëntorit- Ditës së Flamurit. Me këtë rast zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu ka potencuar rëndësinë e organizimit dhe shënimit të kësaj dite festive. Në këtë këshill organizativ pos përfaqësuesve komunal si anëtarë të saj kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, Policisë së Kosovës, shoqërisë civile dhe të tjerë. Gjatë këtij takimi ata u morën vesh për agjendën e paraparë me rastin e kësaj dite që pritet të publikohet së shpejti.