Zyra për Barazi Gjinore e Komunës së Skenderajt, ka organizuar një punëtori për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe dhuna me bazë gjinore

Njësia për të Drejtat e Njeriut – Zyra për Barazi Gjinore e Komunës së Skenderajt, me mbështetjen e OSBE-së, ka organizuar një punëtori të dedikuar zbatimit të Rregullores për Mekanizmin Koordinues Lokal për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe dhuna me bazë gjinore. Gjatë aktivitetit u diskutua edhe Udhëzimi Administrativ 02/2025, i cili rregullon shërbimet e Fondit të Emergjencës për viktimat gjatë qëndrimit në polici.

Rregullorja u prezantua nga Vlora Hajnuni, eksperte e dhunës në familje, e cila theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për mbrojtjen e viktimave.

Në punëtori morën pjesë zyrtarë për barazi gjinore, anëtarë të mekanizmit, mbrojtës të viktimave dhe përfaqësues institucionalë, të cilët diskutuan sfidat aktuale dhe nevojën për koordinim të ngushtë në parandalimin e dhunës dhe mbrojtjen e viktimave.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mban takim koordinues për organizimin e festës tradicionale “Zoja e Madhe” në Letnicë

Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur një takim …