Me organizimin e OJQ- Teach for Kosova dhe në bashkëpunimin me Drejtorinë për Arsim dhe Edukim në komunën tonë dhe në angazhim të drejtpërdrejtë të Gjimnazit “Hamdi Berisha” dhe të IAAP “ Lasgush Poradeci” në Kijevë u realizua aktiviteti me tematikën: Promovimi i mendimit kritik dhe aktivizimit qytetar te të rinjtë. Ky debat u angazhua në mes të nxënësve të Gjimnazit “Hamdi Berisha” dhe IAAP” Lasgush Poradeci” në Kijevë.
Promovimi i mendimit kritik dhe nxitja e të rinjve për qytetari aktive është ndër projektet, e cila do të ndikojë që të ndërtojmë shoqëri të shëndosh sepse zhvillimi i mendimit kritik jep mundësi për arsimim gjithëpërfshirës dhe cilësor e gjithashtu i përgatit të rinjtë që të marrin pjesë drejtpërdrejt në marrjen e përgjegjësive dhe të kontribuojnë për shoqëri, dhe I forcojnë përpjekjet për bërjen e strategjive të cilat ndërtojnë standarde shoqërore duke rritur përgjegjësinë kudo në jetën shoqërore dhe institucionale, u tha nga zyrtari I DKA-së z. Enver Mazreku, I cili shprehi gatishmërinë e përkrahjes së komunës dhe DKA-së për të përkrahur të rinjtë në avancimin e njohurive në shumë fusha drejt një qytetarie aktive.
Për projektin foli zj. Dafinë Beqiraj, koordinatore e projektit “Teach for Kosova” në Malishevë, e cila shprehi mirënjohje dhe vlerësim meritor për angazhimin e nxënësve dhe personelit arsimor dhe përkushtimin e tyre për të promovuar mendimin kritik. Këto aktivitete të mendimit kritik në kuadër të këtij projekti do të vazhdojnë përmes debateve edhe në nivelin rajonal dhe kombëtar dhe puna e dy shkollave në kuadër të këtij projekti janë shembuj për zhvillimin e mendimit kritik.
Nxënësit i përshëndeten edhe pedagogja e Gjimazit ‘Hamdi Berisha”- zj. Mirushe Krasniqi Buzhala dhe mësimdhënësi Afrim Avdijaj në IAAP” Lasgush Poradeci” në Kijevë.
Në këtë garë sot fituan nxënësit nga Gjimnazi “ Hamdi Berisha” në Malishevë që debatuan me nxënësit e IAAP” Lasgush Poradeci” në Kijevë, këto dy ekipe do të vazhdojnë garën e përfaqësimit të komunës sonë në garat rajonale.