Kryetari Përparim Rama ka marrë pjesë në aktivitetin “Nuk do të rri në heshtje”

Kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama bashkë me Ambasadorin e Luksemburgut në Kosovë, z. Eric Dietz morën pjesë në aktivitetin “Nuk do të rri në heshtje”. Kryetari Rama ka shkruar se Prishtina është qendra e lidhjeve dhe raporteve diplomatike dhe e tillë do të mbetet.

I pari i kryeqytetit gjatë ditës mirëpriti në Odën e Kryeqytetit Ambasadoren e Kanadasë në Kosovë, Kathleen Blitt, e cila përcolli urimet për mandatin e ri dhe gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm.

Sipas kryetarit Rama në takim është biseduar lidhur me situatën e krijuar dhe gatishmërinë e Kryeqytetit gjithmonë për partneritete që e çojnë Prishtinën përpara.

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar konsultimet publike për Planin Zhvillimor Komunal të Ferizajt

Në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor të Komunës (PZHK), Komuna e Ferizajt ka filluar …