Kryetari Haliti, pret në takim nxënësit nga Sarajeva të cilët janë bashkëpunim me nxënësit nga Pozherani

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim një grup prej nxënësve dhe mësimdhënësve nga Sarajeva, të cilët kanë ardhur në Kosovë në kuadër të programit të shkëmbimeve kulturore mes shkollave të rajonit. Vizita po realizohet në bashkëpunim me shkollën “Kongresi i Manastirit” nga Pozherani, në krye me drejtorin Mufail Halabaku.

Me këtë rast kryetari Haliti si përfaqësues i komunës nikoqire, ju ka dëshiruar nxënësve nga Bosnja dhe Hercegovina qëndrim të këndshëm në Viti të cilët pritet të qëndrojnë për disa ditë në këtë komunë.

Gjatë këtij takimi u bë me dje se nxënësit e shkollës “Kongresi i Manastrit”-Pozheran janë pjesë e “Superschools” e RYCO-s në Ballkanin Perëndimor që synon të mbështesë procesin e ndërtimit të paqes dhe pajtimit, si dhe të nxënit dhe dialogut ndërkulturor midis shkollave, nxënësve dhe komuniteteve të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Përparim Rama ka marrë pjesë në aktivitetin “Nuk do të rri në heshtje”

Kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama bashkë me Ambasadorin e Luksemburgut në Kosovë, …