U mbajt Seanca Solemne e Kuvendit të Komunës së Deçanit në vigjilje të 28 Nëntorit – Ditës së Madhe të Kombit Shqiptar.

Nën kujdesin e Kryetarit të Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, u mbajt Seanca Solemne e Kuvendit të Komunës në vigjilje të 28 Nëntorit – Ditës së Madhe të Kombit Shqiptar.

Në këtë ditë që bashkon krenarinë, historinë dhe sakrificën e popullit tonë, u nderuan dy gra të jashtëzakonshme: znj. Hate Rexhaj (Tezja e UÇK-së) dhe znj. Feride Hajdinaj.

Me zemër të madhe dhe përkushtim të pashoq, ato qëndruan pranë luftëtarëve të UÇK-së, duke u bërë simbol i humanizmit, qëndresës dhe forcës shpirtërore shqiptare.

Në këtë seancë u nda edhe çmimi “Mirënjohje Qyteti”, si shenjë e respektit dhe vlerësimit për kontributin e tyre të çmuar.

28 Nëntori mbetet dita që na rikujton rrugën tonë drejt lirisë, flamurin që na bashkon dhe figurat që ndriçuan historinë shqiptare me sakrificën dhe veprën e tyre.

Falënderojmë nga zemra të gjithë të pranishmit që nderuan këtë ceremoni solemne.

Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit!

Urime festa e 28 Nëntorit, thuhet në njoftimin e komunës së Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Përparim Rama ka marrë pjesë në aktivitetin “Nuk do të rri në heshtje”

Kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama bashkë me Ambasadorin e Luksemburgut në Kosovë, …