Vitia po kremton 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit Kombëtar Shqiptar

Me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit Kombëtar Shqiptar dhe shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, sot në Viti janë mbajtur aktivitetet qendrore për nder të kësaj dite të shënuar. Fillimisht, janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti, nën kryesimin e kryetarit të komunës, Sokol Haliti. Këtyre homazheve, krahas udhëheqjes komunale, iu bashkuan edhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, subjekteve politike, policisë dhe qytetarë të tjerë.

Më pas, në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti u mbajt koncerti festiv për nder të 28 Nëntorit. Para fillimit të koncertit, një fjalë rasti mbajtën kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, si dhe përfaqësuesi i organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, Kemajl Sabiti, të cilët uruan qytetarët për festën dhe theksuan rëndësinë historike të kësaj date.

Në skenë më pas performuan artistë dhe solistë nga AKV “Kemajl Azizi” dhe Kori i Qytetit, duke sjellë një program të pasur kulturor për të pranishmit.

Aktivitetet festive do të vazhdojnë edhe në orët e mbrëmjes, ku nga ora 17:00 në Radivojcë pritet të bëhet zbulimi i shkronjave të UÇKS-së.

Kontrolloni gjithashtu

Mirënjohje për Sektorin e Rinisë të Ferizajt nga Organizata TOKA

Sektori i Rinisë në Drejtorinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit të komunës së Ferizajt, është …