Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu me bashkëpunëtorë në kuadër të shënimit të 28 Nëntorit – Dita e Flamurit Kombëtar kanë bërë homazhe në nderim dhe kujtimin e veprën heroike të Dëshmorëve të Kombit, në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Ferizaj.
Kryetari Aliu në postimin e tij në facebook, ka shkruar
“Në 28 Nëntorin e lavdisë e krenarisë kombëtare, 28 Nëntorin e ngritjes së flamurit arbëror në Krujën e Kryetrimit Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, në 28 Nëntorin e Flamurit Kombëtar e shpalljes së Pavarësisë Kombëtare në Vlorë nga ati themelues i shtetit shqiptar, Ismail Qemali, në 28 Nëntorin e ditëlindjes së Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe 28 Nëntorin e daljes publike të ushtrisë së lirisë – emblemës sonë të lirisë – Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me homazhe nderuam kujtimin e veprën heroike të Dëshmorëve të Kombit, gjakut që ndër epoka u flijua për lirinë e shqiptarëve, lirinë e Kosovës, shtetin shqiptar, Republikën e Kosovës.
Lavdi përjetë Dëshmorëve të Kombit e të rënëve për lirinë në çdo periudhë historike!
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
