Thirret mbledhja Inauguruese e Kuvendit Komunal të Rahovecit

Komuna e Rahovecit fton anëtarët e rinj të Kuvendit Komunal të Rahovecit, të çertifikuar nga KQZ, që të marrin pjesë në mbledhjen e parë inauguruese, e cila do të mbahet më 8 dhjetor 2025 (e hënë), me fillim në orën 10:00, në sallën e kuvendit.

Për këtë seancë, propozohet ky

REND DITE me këto pika:

1. Ora 10:00 – 10:15: Arritja dhe nënshkrimi i anëtarëve të rinj të Kuvendit të Komunës dhe të pjesëmarrësve të tjerë;

2. Ora 10:15 – 10:30: Fjala mirëseardhëse e anëtarit më të vjetër të Kuvendit të Komunës së Rahovecit;

3. Ora 10:30 – 10:45: Kryesimi i mbledhjes nga anëtari më i vjetër i Kuvendit të Komunës së Rahovecit;

Dhënia e betimit nga anëtarët e Kuvendit të Komunës;

Dhënia e betimit të Kryetarit të Komunës;

4. Ora 10:45 – 11:00: Fjala përshëndetëse e Kryetarit të Komunës;

5. Ora 11:20 – 12:00: Zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit të Komunë së Rahovecit;

Fjala përshëndetëse e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Rahovecit.

6. Ora 12:00 – 12:15: Mbyllja e seancës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti uron 28 Nëntorin – Dita e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Flamurit Kombëtar

Kryetari i Vitisë, z. Sokol Haliti me rastin e festave të Nëntorit ka uruar këtë …