Sot u mbajt takimi i Mekanizmit Komunal Kundër Dhunës në Familje, në objektin e Komunës së Deçanit, me pjesëmarrjen e 15 anëtarëve të mekanizmit.
Takimin e udhëhoqi znj. Ajne Iberhysaj, ushtruese e detyrës së Zyrtares për Barazi Gjinore në Komunën e Deçanit.
Përveç anëtarëve të mekanizmit, në takim ishte e pranishme edhe znj. Tringa Gjikolli, përfaqësuese e OSBE-së.
Gjatë takimit, fjalën e mori përfaqësuesi i Stacionit të Policisë në Deçan, z. Xhavit Nomonaj – Shef i Hetimeve për Dhunë në Familje, i cili prezantoi statistikat e rasteve të raportuara nga janari deri në dhjetor të këtij viti.
U theksua se:
• Janë raportuar gjithsej 27 raste,
• Krahasuar me vitin e kaluar, është regjistruar rënie e numrit të rasteve,
• Nga 27 rastet e raportuara:
• 15 gra,
• 5 burra,
•7 raste të tjera dhune bashkëshortore (burrë–grua),
•Janë lëshuar gjithsej 9 urdhra mbrojtës.
Znj. Ardita Balaj-Ramizi theksoi se vetëm një pjesë shumë e vogël e rasteve të dhunës raportohen, duke ritheksuar nevojën për më shumë punë në rritjen e vetëdijes dhe mbështetjes për raportim.
Znj. Pranvera Zeqiraj, përfaqësuese për ndihmë juridike falas, njoftoi se gjatë vitit vetëm një rast ka kërkuar mbështetje juridike në zyrën e saj. Ajo theksoi rëndësinë e rritjes së informimit publik lidhur me mundësinë e marrjes së këshillave juridike falas, në mënyrë që qytetarët të mos kenë shpenzime shtesë te avokatët.
Gjithashtu, u diskutua rreth planifikimit të aktiviteteve për 16 Ditët e Aktivizmit.
U vendos që aktivitetet sensibilizuese të fillojnë më 1 dhjetor, duke nisur me dy shkollat e mesme në Deçan dhe me pjesëmarrjen e anëtarëve të mekanizmit.
Fushata do të vazhdojë në të gjitha shkollat e komunës.
Aktivitetet do të përmbyllen më 10 dhjetor, me një takim sensibilizues në komunë, me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave të Deçanit.
Takimi u përmbyll me dakordimin e të gjithë anëtarëve për vazhdimin e bashkëpunimit dhe realizimin e aktiviteteve të planifikuara.