Mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunës së Malishevës mbahet të mërkurën më 3 dhjetor 2025

Mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunës së Malishevës dhe dhënia e betimit të kryetarit të komunës, do bëhet të mërkurën më 3 dhjetor 2025

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i ka ftuar anëtarët e zgjedhur të Kuvendit të Komunës së Malishevës, që të marrin pjesë në mbledhjen e parë inauguruese, që do të mbahet më 3 dhjetor 2025, ditë e mërkurë.

Po ashtu në këtë ditë do të bëj betimin edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati.

Në ftesë bëhet e ditur edhe procedura, ku anëtarët e kuvendit duhet të japin betimin dhe do të nënshkruajnë deklaratën solemne për marrjen e detyrës së anëtarit të Kuvendit të Komunës së Malishevës.

Ceremonia fillon në ora 10:00 dhe mbahet në Sallën e Kuvendit të Komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, …