Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, tani që është përjashtuar nga bisedimet me Serbinë, hedh shkelma

Edita Tahiri: Kosova para ndryshimeve, koha për një shtet funksional, jo për bllokada

Ish-zëvendëskryeministrja dhe ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka deklaruar se vendi ndodhet para një momenti kyç politik dhe se ndryshimet janë të domosdoshme. Përmes një reagimi, Tahiri tha se Kosova ka nevojë urgjente për një shtet funksional që të dalë nga bllokadat dhe izolimi që, sipas saj, po rëndojnë mbi qytetarët dhe perspektivën e vendit. Ajo theksoi se, megjithëse zgjedhjet po mbahen në një atmosferë festive për shkak të afrimit të Vitit të Ri, vëmendja e qytetarëve duhet të jetë e kthyer te prioritetet shtetërore. “Së pari Kosova, pastaj viti i ri”, shkroi Tahiri, duke nënvizuar se mirëqenia dhe stabiliteti institucional duhet të vendosen përpara çdo festimi. Deklarata e saj vjen në një kohë kur diskursi publik është përqendruar te ngecja politike dhe kërkimi për alternativa që mund të rivendosin funksionalitetin e institucioneve.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykimi “maratonik” i UÇK-së në Hagë hyn në fazën finale – vendimi i pranverës mund të ndryshojë historinë e Kosovës

Pas pesë vitesh procesesh të gjata dhe shpesh të mbyllura, gjykimi ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së …