Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, është rikthyer zyrtarisht në radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, duke e shpallur Drenasin si “komunën e shtatë të PDK-së”. Lladrovci deklaroi se angazhimi i tij dhe strukturave lokale për fitoren e Bedri Hamzës më 9 shkurt ka qenë i plotë, ndërsa paralajmëroi mobilizim edhe më të fuqishëm për zgjedhjet e 28 dhjetorit. “U takuam sërish në selinë e fitoreve të vazhdueshme, me Kryesinë dhe Shtabin e fitores, të komunës së shtatë të PDK-së. Ashtu siç me mish e shpirt u angazhuam për çdo votë për PDK-në dhe Bedri Hamzën më 9 shkurt, edhe më fuqishëm do të jemi të përkushtuar për 28 dhjetor, me synimin të tejkalojmë 20 mijë vota”, tha Lladrovci. Ai shtoi se Drenasi e ka dëshmuar vazhdimisht veten si bastion i PDK-së, duke paralajmëruar vazhdimësi të fitoreve edhe në proceset e ardhshme zgjedhore. “Fitorja i ka hije bastionit, besa edhe fitores ia kemi marrë dorën. Do të vazhdojmë me fitore si në zgjedhjet lokale, edhe në ato qendrore. Vazhdojmë! Të bashkuar, të fituar”, deklaroi Lladrovci, i cili në zgjedhjet e fundit lokale kishte garuar kundër PDK-së.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
