Lumir Abdixhiku: Pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet më për Asociacion, por për autonomi territoriale

Lumir Abdixhiku, akuzon Kurtin për bllokadë 10-mujore dhe uzurpim të institucioneve

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, ka miratuar sot zyrtarisht Lumir Abdixhikun si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Në fjalimin e tij para strukturave të partisë, Abdixhiku ka drejtuar akuza të ashpra ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e cilësuar periudhën e fundit politike si “bllokadë të vazhdueshme të vendit”. Ai tha se Kosova për dhjetë muaj ka qenë peng i një qeverie që, sipas tij, nuk pranon rregullat bazë të demokracisë. “Shumica ndërtohet, nuk improvizohet; legjitimiteti fitohet në Kuvend dhe tek qytetari, jo në propagandë”, deklaroi Abdixhiku. Kreu i LDK-së akuzoi ekzekutivin për uzurpim të institucioneve dhe shkelje të ligjit, duke përmendur ministra që “qëndrojnë në detyrë pa të drejtë” dhe deputetë me “dy pozita në kundërshtim me Kushtetutën”. Sipas tij, Qeveria e Kosovës po sillet sikur ligji nuk vlen për të, ndërsa vendi mbahet peng nga një grup që “s’ka shumicë, s’ka mandat dhe s’ka besim qytetar, por refuzon të lëshojë pushtetin”. Abdixhiku theksoi se LDK është gati të marrë përgjegjësinë dhe të rikthejë funksionimin demokratik të institucioneve nëse merr mbështetjen e qytetarëve në zgjedhjet e fund vitit.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për krime lufte ndaj dy ish-policëve në Prizren

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar aktakuzë ndaj dy personave, A.Z. dhe B.D., …