Ministri Ejup Maqedonci merr pjesë në ministerialin e iniciativës SHBA – Karta e Adriatikut në Sarajevë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, po qëndron në Sarajevë për të marrë pjesë në punimet e ministerialit të iniciativës SHBA – Karta e Adriatikut (A5), me ftesë të homologut të tij boshnjak, Zukan Helez. Ky forum bashkon ministrat dhe përfaqësuesit e ministrive të mbrojtjes nga vendet anëtare të A5, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes rajonale. Gjatë vizitës, ministri Maqedonci mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 20-vjetorit të formimit të Forcave të Armatosura të Bosnjës dhe Hercegovinës, ku u theksua rëndësia e zhvillimit të kapaciteteve të qëndrueshme ushtarake dhe roli i institucioneve të mbrojtjes në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal. Ministri Maqedonci theksoi se pjesëmarrja e Kosovës në këtë iniciativë forcon dialogun dhe bashkëpunimin mes vendeve të Adriatikut, duke ndihmuar në shkëmbimin e eksperiencave, praktikat më të mira në mbrojtje dhe koordinimin për sfidat e sigurisë. Ky aktivitet vjen në kuadër të angazhimeve të Kosovës për integrim më të thellë rajonal dhe përmirësim të kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës e lë vendin pa 42 milionë euro për shkak të dështimit në menaxhimin e Energjisë në Veri

Kosova rrezikon t’i humbasë 42 milionë euro të paguara për mbulimin e kostos së rrymës …