Në Skënderaj u zhvillua ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së kryetarit të Komunës

Në Skënderaj të enjtën u zhvillua ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së kryetarit të Komunës. Kryetari i deritashëm i Skenderajt z. Fadil Nura në një postim të tij në facebook i uroj kryetarit të ri, z. Sami Lushtaku suksese të sinqerta me bindjen e plotë për të vazhduar mandatin e ri me suksese të reja dhe zhvillim të gjithëmbarshëm të komunës së Skenderajt.

“Sot, teksa u zhvillua ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së kryetarit të Komunës, Sami Lushtaku, nuk mund të mos riktheheshin në mendje emocionet e para 4 viteve, kur mora për herë të parë këtë përgjegjësi të madhe. E njëjta ndjenjë mirënjohjeje, e njëjta ndjenjë përulësie dhe e njëjta peshë e ëmbël e detyrës më shoqëroi edhe sot.

Me zemër plot falënderim, duke shpreh mirënjohjen time për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e këtij udhëtimi—bashkëpunëtorë, staf, qytetarë dhe çdo person që me mbështetjen, kritikën apo fjalën e mirë ka ndikuar në punën tonë të përbashkët, po e përcjell solemnisht detyrën tek miku im, me bindjen e plotë për të vazhduar mandatin e ri me suksese të reja dhe zhvillim të gjithëmbarshëm të komunës sonë.

I uroj suksese të sinqerta, me dëshirën që të përjetojë të njëjtën krenari dhe mirënjohje që mbart unë sot”, ka shkruar në facebook, kryetari i deritashëm i Skenderajt, z. Fadil Nura.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Zariqi zgjidhet Kryesues i Kuvendit të Komunës së Ferizajt

Pas betimit të Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, seanca e Kuvendit ka vazhduar …