Agim Aliu pret Çekun, diskutojnë për investimet në Ferizaj

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka pritur në takim, ministrin në detyrë të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrulla Çekun.

Kryetari Aliu tha se me ministrin Çeku diskutuan për projektet e përbashkëta dhe investimet në Ferizaj.

Në postimin e tij në facebook, kryetari Alkiu ndër të tjera ka shlruar:

“Ferizajn e vizitoi sot, Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit z. Hajrulla Çeku, me të cilin bashkëbiseduam mbi projektet e përbashkëta të sportit, kulturës e rinisë në Ferizaj, investime këto që i japin dimension të ri zhvillimi këtyre fushave”, shkroi kryetari Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Publikohet agjenda e takimeve në fshatra dhe lagje të bashkësive lokale të kryetarit Lushtaku

Komuna e Skënderajt, ka publikuar agjendën e takimeve të kryetarit Sami Lushtaku në fshatra dhe …