Në kuadër të Fushatës Sensibilizuese “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës në Familje dhe Dhunës me Bazë Gjinore”, u zhvilluan ligjërata në disa shkolla të Deçanit

Në kuadër të Fushatës Sensibilizuese “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës në Familje dhe Dhunës me Bazë Gjinore”, sot u zhvilluan ligjërata informuese në Shkollën “Bajram Curri” në Strellc të Epërm, Lidhjen e Prizrenit në Deçan dhe në Shkollën “Isa Boletini” në Isniq.

Ligjëratat u organizuan nga Ajne Iberhysaj, Koordinatore e Mekanizmit Komunal kundër Dhunës në Familje, ndërsa u mbajtën nga:

• Xhavit Nimanaj, Shef i Hetimeve të Sektorit kundër Dhunës në Familje.

Gjatë këtyre sesioneve u trajtuan tema të rëndësishme si:

• Përkufizimi i dhunës në familje

• Llojet e dhunës

• Ndikimet psikologjike, shoqërore dhe fizike të dhunës

• Procedurat e trajtimit dhe adresimit të rasteve

• Korniza ligjore dhe masat institucionale që ndërmerren në mbrojtje të viktimave

Nxënësit patën mundësi të parashtrojnë pyetje, për të cilat dhanë përgjigje edhe:

• Nurije Gashi, police hetuese kundër dhunës në familje dhe delikuencës së fëmijëve

• Violeta Kukalaj, zyrtare nga Drejtoria e Arsimit

• Begije Osaj-Januzaj, psikologe.

Komuna e Deçanit falënderon të gjitha institucionet arsimore pjesëmarrëse për bashkëpunimin dhe angazhimin e vazhdueshëm në rritjen e ndërgjegjësimit kundër dhunës në familje.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt me 23 dhjetor organizon takim e dytë publik

Komuna e Skenderajt përmes një postimi në faqen zyrtare të saj në facebook, njofton të …