Kryetari Sami Lushtaku me bashkëpunëtor bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë

Kryetari i komunës së Skënderajt, z. Sami Lushtaku,  bashkë me kryesuesen e Kuvendit komunal, Adelina Spahiu, deputetë të Parlamentit, anëtarë të Kuvendit Komunal e bashkëpunëtor, bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë.

Kryetari Lushtaku në profilin e tij në facebook, ka shkruar:

“Pas marrjes së detyrës së re, bashkë me kryesuesen e Kuvendit Adelina Spahiu, deputetë të Parlamentit, anëtarë të Kuvendit Komunal e bashkëpunëtor, bëmë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë, për të nderuar sakrificën e Komandantit Legjendar Jashari, familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve që prehen të qetë në këto memoriale.

Përulemi me respekt të thellë për të gjithë ata që dhanë jetën që ne sot të jemi të lirë, të kemi shtetin tonë dhe të gëzojmë institucionet që burojnë nga gjaku i tyre.
Kjo ditë na rikujton se përgjegjësia jonë është e madhe, sepse amaneti i dëshmorëve na obligon për punë, angazhim dhe përkushtim të palëkundur ndaj qytetarëve dhe të mirës së përgjithshme të vendit tonë.

Lavdi e përjetshme Komandantit Legjendar të UÇK-së Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit”, shkroi kryetari Sami Lushtaku.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt me 23 dhjetor organizon takim e dytë publik

Komuna e Skenderajt përmes një postimi në faqen zyrtare të saj në facebook, njofton të …