Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takimi ambasadorin e ri të BE-së në Kosovë, Aivo Orav. Gjatë këtij takimi ambasadori Orav është njoftuar rreth zhvillimeve të gjithmbarshme në komunën e Vitisë si dhe ka shprehur dëshirën për vazhdimin e bashkëpunimit siç e quajti ai të shkëlqyer me këtë komunë. Përndryshe ambasadori Orav ka thënë se Vitia është komuna e parë që po e viziton pas zgjedhjeve lokale të zhvilluara në Kosovë.
Në fillim të këtij takim kryetari Haliti, i ka uruar atij detyrën e re që ka marrë në Kosovë si dhe e ka falënderuar BE-në për investimet që ka bërë dhe po bënë në Kosovë, në veçanti në komunën e Vitisë, duke i cilësuar ato si shumë të rëndësishme në zhvillimin ekonomik të vendit dhe mirëqenies së qytetarëve.
Kryetari Haliti tha se Vitia ka një bashkëpunim shumë të mirë me BE-në dhe falë këtij bashkëpunimi janë realizuar dhe po realizohen projekte shumë të rëndësishme në interes të Kosovës në veçanti të komunës së Vitisë. Ndër to kryetari Haliti përmendi edhe projektet që janë realizuar në kuadër projektit Ndërkufitar (Cross Border) dhe atë me komunat e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu kryetari Haliti falënderoj edhe për investimet që janë bërë në veçanti në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti, por edhe për fondet e dhënë për grantin e performances komunale.
I pari i kësaj komune potencoi se Vitia vazhdimisht mbështet edhe komunën e Kllokotit pasi që ajo ka mungesë të kapaciteteve, duke theksuar se mbështetja më e madhe bëhet në fushën e emergjencave në këtë komunë. Përndryshe ambasadori Orav i uroj kryetarit Haliti mandatin e tij të katërt dhe tha se Vitia është komuna e parë që ai po e viziton pas zgjedhjeve lokale. Ai u shpreh i gatshëm për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer me komunën e Vitisë. Gjatë këtij takimi kryetari Haliti e njoftoj ambasadorin në fjalë edhe për mundësitë e mira që ka Vitia për investime.