Kryetari Agim Aliu ka pritur në takim Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë Aivo Orav

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka pritur në një takim Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin, Aivo Orav. 

“Ferizajn e vizitoi sot, Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësues Special i BE-së, Shkëlqësia e Tij, Ambasadori Aivo Orav me të cilin bashkëbiseduam mbi rrjedhën politike në vend, rolin e angazhimin e komunave në nisma e projekte me dobi të qytetarëve e poashtu edhe për domosdoshmërinë e heqjes së masave sanksionuese nga BE për Kosovën, mbetja në fuqi të së cilave masa, pamundëson realizimin e projekteve të shumta zhvillimore”, thuhet në postimin në facebook, të kryetarit të Ferizajt, z. Agim Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Sami Lushtaku viziton punëtorët e administratës komunale

Kryetari i komunës së Skënderajt, z. Sami Lushtaku vizitoi punëtorët e administratës komunale, të cilët …