U Përurua renovimi i objektit të Shoqatës së pavarur të gruas “HAREJA”

Në Rahovec është përurua renovimi i objektit të Shoqatës së pavarur të gruas “HAREJA”. Renovimi i këtij objekti brenda dhe jashtë, si dhe oborri, krijojnë kushte bashkëkohore dhe të sigurta për fëmijët, veçanërisht për fëmijët me nevoja të veçanta, duke u ofruar hapësirë të rehatshme për edukim, terapi dhe aktivitete ditore.

Shoqata “Hareja” prej vitesh është shtyllë e rëndësishme e shoqërisë, që fuqizon gratë, mbështet familjet dhe ofron shërbime të një vlere të madhe sociale. Për këtë arsye, përkrahja jonë për ta është e domosdoshme, ka deklauar kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl latifi i cili ishte në përurimin e objektit që ka kushtuar 464,324.30 €.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Sami Lushtaku viziton punëtorët e administratës komunale

Kryetari i komunës së Skënderajt, z. Sami Lushtaku vizitoi punëtorët e administratës komunale, të cilët …