Në Deçan u mbajt aktiviteti përmbyllës “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës në Familje dhe në Baza Gjinore”

Në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës në Familje dhe në Baza Gjinore”, Komuna e Deçanit, në bashkëpunim me Mekanizmin Komunal Kundër Dhunës në Familje, organizoi aktivitetin përmbyllës me rastin e 10 Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Të pranishmit i përshëndeti kryesuesi i Asamblesë Komunale, z. Hajdar Sutaj, i cili theksoi rëndësinë e funksionimit të mekanizmit komunal, si dhe rikujtoi se Komuna e Deçanit ka të miratuar Strategjinë dhe Planin e Veprimit Kundër Dhunës në Familje 2024–2027, me synim të qartë: zero tolerancë ndaj dhunës në familje. Ai potencoi se vetëm nëpërmjet parandalimit, bashkëpunimit institucional dhe vetëdijesimit shoqëror mund të ndërtojmë një komunitet të sigurt dhe të shëndoshë.

Në aktivitet morën pjesë anëtaret e mekanizmit komunal, të cilat në adresimet e tyre theksuan mesazhin e përbashkët:

Fjalimet kryesore:

• Znj. Time Kadrijaj, deputete në Kuvendin e Kosovës, nënvizoi rëndësinë e mekanizmave shtetërorë dhe zbatimit të kornizës ligjore, duke vlerësuar punën dhe përkushtimin e kryetarit të Komunës, z. Bashkim Ramosaj.

• Z. Xhavit Nimanaj, shef i Sektorit Hetues për Dhunë në Familje, prezantoi procedurat policore dhe bashkëpunimin me gjykatat, duke theksuar se gjatë vitit 2025 në Komunën e Deçanit janë raportuar 29 raste të dhunës në familje, numër që paraqet rënie krahasuar me vitin paraprak.

• Z. Luan Mehmetaj, nga Zyra për Mbrojtje të Viktimave, theksoi se që nga viti 2018 dhuna në familje trajtohet si vepër penale dhe apeloi për raportim të rasteve, sidomos nga të rinjtë që shpesh janë dëshmitarë të dhunës.

• Z. Nusret Pepaj, nga Qendra Rajonale për Shëndet Mendor në Pejë, foli për pasojat e dhunës në shëndetin mendor dhe rëndësinë e trajtimit profesional.

• Z. Hysen Balaj, përfaqësues i Drejtorisë Komunale të Arsimit, theksoi angazhimin e DKA-së në hartimin e strategjive dhe programeve edukative me fokus te familja dhe fëmijët.

Në kuadër të aktivitetit u hap edhe një ekspozitë me punimet e nxënësve të shkollave të Komunës së Deçanit, të cilët përmes artit pasqyruan realitetin dhe pasojat e dhunës, duke përcjellë mesazhin:

“Jo dhunës në familje – duam një fëmijëri të qetë dhe një familje të shëndoshë.”

Falënderime

Zyra për Barazi Gjinore, në kuadër të Zyrës së Kryetarit të Komunës së Deçanit, falënderon:

• Stacionin Policor në Deçan dhe komandantin z. Xhem Muriqi për bashkëpunimin e vazhdueshëm;

• Drejtorët e shkollave, prindërit dhe nxënësit për kontributin;

• Zonjën e Parë të Komunës, znj. Vlora Ramosaj;

• Znj. Violeta Kukalaj, zyrtare komunale e arsimit;

• Znj. Ajne Iberhysaj, koordinatore e Mekanizmit Komunal Kundër Dhunës në Familje;

• Znj. Begije Januzaj, psikologe;

• Si dhe të gjithë ata që kontribuojnë për një shoqëri të bazuar në respekt, barazi dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët tanë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi më 24 dhjetor mban takimin e dytë publik me qytetarë

Kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi në bashkëpunim me zyrën e informimit kanë …