Zyra për Barazi Gjinore dhe sektorët brenda sajë, Mbrojtja e të drejtave të njeriut, fëmijëve, të grave, të cilat ushtrojnë aktivitetet, nën organizim të koordinatorës dhe udhëheqëses të zyrës, Vera Bytyçi, sot ne takimin përmyllës u diskutu raporti për. Perfundimi i fushatës sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese për mbrojtje nga trafikimi, 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore duke përfshirë edhe takimin me rastin e 3 dhjetorit Ditës Ndërkombëtare për Personat me Nevoja te Veçanta ku merrnin pjesë edhe mësueset mbështetëse që punojnë në institucionet shkollore.
Përgjatë takimit u vlerësua kontributi i secilit pjesëmarrës gjatë mbarvajtjes së aktiviteteve, duke filluar nga shkollat dhe institucionet komunale dhe të tjera bashkëpunuese për të fuqizuar me tutje bashkëpunimin në mbështetje te aktiviteteve që mbrojnë dinjitetin,të drejtat e njeriut dhe mirëqenien e sëcilit pjesëtare të komunitetit për të krijuar një mjedis të sigurt dhe me të drejta të barabarta.
Simbas një hulumtimi të bërë nga përfaqësuesit e kësaj zyre, aktivitetet dhe temat e shqyrtuara me grupe shoqërore dhe institucione, kanë shënuar rritje pozitive në respektim të zbatueshmërisë ligjore si dhe akteve normative që rregullojnë këto fusha.