BE riformaton qasjen ndaj Kosovës: Nga heqja graduale, drejt largimit të gjysmës së masave

Brukseli po rishikon qasjen ndaj masave ndaj Kosovës, duke kaluar nga koncepti i heqjes graduale në një plan që parasheh largimin e gjysmës së masave të mbetura. Edhe pse transferimi i qetë i pushtetit në katër komunat veriore – kusht kyç i Bashkimit Evropian – është realizuar, BE-ja vazhdon të hezitojë të caktojë një afat të qartë për heqjen e plotë të masave. Në draftin më të fundit të konkluzave, Këshilli i BE-së shpreh një gjuhë më pozitive, duke “mirëpritur heqjen e masave të mbetura” dhe duke rikujtuar konkluzat e vitit të kaluar, në dritën e stabilizimit të qeverisjes vendore në veri. Megjithatë, burime diplomatike bëjnë të ditur se ende ekziston hezitim që vendimi të merret para zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Sipas informacioneve aktuale, Komisioni Evropian po përgatitet për një hap të ndërmjetëm: heqjen e rreth gjysmës së masave, ndërsa mbetet e paqartë nëse dhe kur do të ndodhë heqja e plotë. Paralelisht, vendet anëtare ende nuk kanë arritur konsensus për tekstin final të konkluzave, pavarësisht disa takimeve intensive gjatë javës së kaluar. Teksti përfundimtar, që përfshin edhe kapitullin për Kosovën, pritet të miratohet në takimin e së martës të ministrave për Çështjet Evropiane, ku do të qartësohet drejtimi i radhës i BE-së ndaj Prishtinës.

Kontrolloni gjithashtu

Me aktivitete tematike e përkujtimore sot u përkujtuan: Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha

Më 31 janar të vitit 1997, kanë rënë në një pritë të Policisë serbe dëshmorët e parë të UÇK-së, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullau

Më 31 janar të vitit 1997, kanë rënë në një pritë të Policisë serbe dëshmorët …