Çitaku, Haxhiut: As s’do të heshtim, as s’do të dorëzohemi

Vlora Çitaku: Kurti po e ndan shoqërinë në “ne” dhe “ata”, kjo është sjellje totalitare

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për thellim të ndarjeve politike dhe shoqërore në vend, duke i cilësuar veprimet dhe diskursin e tyre si sjellje me elemente totalitare. Në një deklaratë publike, Çitaku tha se Kurti po e ndan shoqërinë në “ne” dhe “ata”, duke etiketuar kundërshtarët politikë dhe votuesit e tyre si armiq të Kosovës, të historisë dhe të idealeve kombëtare. “Sjellja është totalitare, sepse në momentin kur synon ta ndash shoqërinë në ‘ne’ dhe ‘ata’, dhe kushdo që nuk është me ne shpallet kundër Kosovës, kundër idealeve tona dhe kundër historisë”, u shpreh Çitaku. E pyetur se kryeministri Kurti nuk është shprehur drejtpërdrejt në këtë formë, ajo theksoi se deklarata të tilla janë bërë në mënyrë të përsëritur, si nga Kurti ashtu edhe nga zyrtarë të tjerë të Vetëvendosjes. “Kur ti më thua mua se jam me Serbinë, çka nënkupton kjo? E ka thënë një herë, e ka thënë disa herë. Dhe jo vetëm ai, por edhe eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje e kanë thënë në mënyrë të organizuar dhe të sinkronizuar”, deklaroi Çitaku. Sipas saj, kjo gjuhë politike rrezikon të dëmtojë kohezionin shoqëror dhe të thellojë përçarjet mes qytetarëve, duke e larguar debatin politik nga përballja me ide dhe programe drejt etiketimit dhe polarizimit.

Kontrolloni gjithashtu

Fitim Selimi

Fitim Selimi kritikon qasjen e Glauk Konjufcës: Shkëputje nga morali dhe retorika e VV-së

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Dr. Fitim Selimi, ka komentuar intervistën e fundit …