Eduard Jospeh: Shkaku i problemeve në Ballkanin Perëndimor është se Serbia nuk e pranon rendin perëndimor

Eduard Joseph: Stabiliteti në Ballkan përmbyllet me anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në NATO

Eksperti amerikan i Ballkanit Perëndimor dhe ligjërues në Universitetin “Johns Hopkins”, Edward P. Joseph, ka deklaruar se kushti kryesor për stabilitet të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor është pranimi i rendit perëndimor nga Serbia dhe orientimi i saj drejt NATO-s, paralelisht me Kosovën. Duke dëshmuar para Kongresit Amerikan dhe në një intervistë për gazetën boshnjake Avaz, Joseph tha se rajoni mbetet i paqëndrueshëm pavarësisht ndikimit të madh të SHBA-së, BE-së dhe NATO-s, për shkak se Serbia ende nuk i ka pranuar plotësisht pasojat e luftërave të viteve ’90 dhe vazhdon të mbajë lidhje të forta me Rusinë. Sipas tij, SHBA-ja, veçanërisht nën administratën Trump, ka mundësi reale ta shtyjë Beogradin drejt një orientimi strategjik perëndimor, përfshirë largimin e ndikimit rus nga sektori energjetik dhe angazhimin për anëtarësim në NATO. Joseph theksoi se anëtarësimi i Kosovës dhe Serbisë në NATO do ta mbyllte “dramën e papërfunduar të shpërbërjes së Jugosllavisë”, do të ndryshonte marrëdhëniet e Serbisë me fqinjët dhe do të sillte stabilitet afatgjatë në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Fitim Selimi

Fitim Selimi kritikon qasjen e Glauk Konjufcës: Shkëputje nga morali dhe retorika e VV-së

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Dr. Fitim Selimi, ka komentuar intervistën e fundit …