Endrit Thaçi falënderon Kryeministrin Rama pas vizitës në Hagë

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar publikisht pas vizitës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Hagë, ku ky i fundit zhvilloi sot një takim me ish-presidentin Thaçi. Endrit Thaçi ka shprehur mirënjohjen e tij dhe të familjes për mbështetjen e vazhdueshme të Kryeministrit Rama, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe bashkimit ndër shqiptar. “Faleminderit shumë Kryeministër Rama nga nëna dhe unë. Fjalët, por edhe veprat e juaja, janë shndërruar në shembull të atdhedashurisë dhe përparimit. Ju na dëshmoni se bashkë jemi më mirë”, ka shkruar Thaçi. Vizita e Kryeministrit Rama në Hagë është vlerësuar si një gjest mbështetjeje politike dhe njerëzore ndaj ish-presidentit të Kosovës, duke nxitur reagime të shumta në opinionin publik dhe në rrjetet sociale.

Kontrolloni gjithashtu

Jeffrey Hovenier: Projekt-statuti që iu ka propozuar Kosovës për formim të AKS-së përmbush të gjitha kriteret që i parasheh Amerika

Hovenier paralajmëron Kosovën: Refuzimi i ofertës së Trumpit për gazin mund të zbehë interesin amerikan

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka paralajmëruar se Kosova rrezikon të humbasë një pjesë …