Në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Skënderbeu” në Jezerc, u realizua shpërndarja e dhuratave të fundvitit

Sot, në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët (SHFMU) “Skënderbeu” në Jezerc, Sektori i Rinisë i komunës së Ferizajt realizoi shpërndarjen e dhuratave të fundvitit për nxënësit e kësaj shkolle. Aktiviteti u zhvillua në një atmosferë festive dhe kishte për qëllim të sjellë gëzim dhe mbështetje për fëmijët në prag të festave të fundvitit. Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe zyrtari nga Drejtoria e Arsimit. Falenderojmë donatorët për kontributin dhe mbështetjen e dhënë për këto dhurata.

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …