Kryetari Sami Lushtaku ka mbajtur Takimin e Dytë Publik për këtë vit

Kryetari i komunës së Skënderajt, z. Sami Lushtaku ka mbajtur Takimin e Dytë Publik për vitin 2025 në të cilin morën pjesë qytetarë nga qyteti dhe fshatrat e Skenderajt.

Gjatë takimit kryetari Lushtaku ka paraqitur punët dhe projektet që janë realizuar gjatë vitit 2025, një pjesë e të cilave do të vazhdojnë edhe gjatë vitit të ardhshëm.

Gjatë takimit u diskutuan kërkesa të ndryshme të banorëve, duke përfshirë:

• çështjet e kanalizimit,

• ndriçimin publik,

• menaxhimin e mbeturinave,

• si dhe asfaltimin e rrugicave në zona të ndryshme.

Kryetari Lushtaku u zotua se kërkesat dhe shqetësimet e ngritura do të shqyrtohen dhe do të merren parasysh në bazë të mundësive buxhetore në planifikimet e ardhshme të buxhetit.

Komuna e Skenderajt falënderon të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe kontributin e tyre në këtë takim publik.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti një takim të domosdoshëm me drejtuesit e KOSTT-it,

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi është takuar me drejtorin e KOSTT-it, z. …