Kryetari Ramosaj ka marrë dy vendime të rëndësishme sociale për qytetarët

Sot, kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, ka marrë dy vendime të rëndësishme sociale për qytetarët e kësaj komune:

Subvencion prej 500 € për të gjithë personat që përballen me sëmundje malinje, si mbështetje morale dhe financiare.

Subvencion prej 300 € për çdo nënë lehonë, për secilën lindje, si shenjë përkrahjeje dhe respekti për sakrificën e tyre në familje dhe shoqëri.

Këto vendime tregojnë përkushtimin e z. Ramosaj për politika sociale që vijnë drejtpërdrejt në shërbim të qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Gjendja në Komunën e Malishevës po shkon drejt stabilizimit

Gjendja aktuale në Komunën e Malishevës, pas reshjeve të fundit, paraqitet stabile dhe e qetë. …