Në Malishevë për shkak të motit me shi, procesi mësimor shtyhet deri më 12 janar 2026

Njoftim: Drejtoria për Arsim dhe Edukim e komunës së Malishevës

Për të gjitha Institucionet Arsimore përfshirë dhe Çerdhet për fëmijë

Duke u bazuar në parashikimet e Institutit Meteorologjik të Kosovës për përkeqësimin e motit dhe gjithashtu bazuar në gjendjen në terren në komunën e Malishevës, e cila po rëndohet për shkak të të reshurave të shiut, dhe bazuar në vërshimet të cilat kanë përfshirë pothuajse çdo vendbanim të komunës së Malishevës,  Drejtoria për Arsim dhe Edukim e komunës së Malishevës ka marrë vendim që fillimi i gjysmë vjetorit të Dytë shkollor 2025/2026 të shtyhet deri me 12 janar 2026.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, …